Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderim për Akademikun Petko Stajnov

Koncert i Orkestrës Bullgare të Dhomës – pjesë e festimeve të përvjetorit të 125-të të lindjes së kompozitorit

Foto: arkiv personal

Më 12 janar Orkestra Bullgare e Dhomës do të mbajë një koncert në “Sallën e Pasqyrës” në qytetin Dobriç nën drejtimin e dirigjentit Ivan Janakiev, i cili u diplomua para pak kohe në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”.Publiku e njeh si krijues i Orkestrës së Dhomës 432 – Sofje. Për Radio Bullgarinë muzikanti i ri shpjegoi se koncerti është pjesë e kremtimeve në lidhje me 125 vjetorin e lindjes së Akad. Petko Stajnov. Ky është edhe koncerti i parë për vitin 2022 nga vargu i ngjarjeve të cilat Fondacioni “Petko Gruev Stajnov” organizon me rastin e këtij përvjetori të famshëm në periudhën tetor 2021 – dhjetor 2022.

“Vitin e Ri e nisim me respekt për këtë kompozitor, muzikant dhe publicist të shquar bullgar. Do të ekzekutojmë një nga veprat e tij më të njohura – “Vallja Rëçenica” nga suita simfonike “Vallet Trake”, në një version për orkestër me tela bërë nga Emill Janev. Petko Stajnov kompozonte kryesisht në fushën e muzikës simfonike dhe korale. Ja përse ne si orkestër mund të ekzekutojmë vetëm përpunime, por vazhdojmë të kërkojmë mundësi” – tha para Radio Bullgarisë Ivan Janakiev. Ja sesi ai e përkufizon muzikën e klasikut bullgar:

“Një shembull për sintezë të formës evropianoperëndimore të të menduarit simfonik, i mbushur me frymë bullgare, kjo është kryesorja sipas meje. Petko Stajnov është një nga përfaqësuesit më të ndritur të të ashtuquajturit Brez të Dytë të Kompozitorëve Bullgarë, të cilët punojnë me këmbëngulje për të afirmuar stilin kombëtar bullgar. Të mos harrojmë edhe kontributin e tij si krijues dhe drejtor i parë i Institutit të Muzikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, si dhe  - si bashkëthemelues dhe kryetar i Shoqatës së Muzikës Bashkëkohore. Doemos për ne si muzikantë në vend të parë është muzika e tij. Ajo është e arritshme për dëgjuesit  dhe në të njëjtën kohë mbart frymën profesionale të traditës muzikore evropianoperëndimore.”

Në programet e koncerteve të Orkestrës Bullgare të Dhomës, Ivan Janakiev përfshin në secilën prej tyre vepra të kompozitorëve bullgarë.

Ivan Janakiev

“Që nga shtatori 2020 kur e morë drejtimin, e nisa këtë iniciativë. Deri më tani kemi ekzekutuar Kuartetin e Parë të Harqeve nga Ljubomir Pipkov në versionin e orkestrës së harqeve, “Aria” nga “Tetë miniatura për orkestrën e harqeve”, si dhe vepra të Akad. Vasill Kazanxhiev, Prof, Krasimir Taskov, Georgi Arnaudov, Petër Krumov. Përpiqemi që në repertor të kemi më shumë vepra nga autorë që aktualisht po krijojnë për t’i prezantuar ato para publikut në qytetin Dobriç, ndërsa përmes mediave - një gamë shumë më të gjerë dëgjuesish.”

Koncert i Orkestrës Bullgare të Dhomës

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD