Viktoria Tomova u kualifikua për skemën kryesor të Australian Open.
Në Melburn, në raundin e tretë final të kualifikimeve, Tomova mundi 6-2, 6-1, Irina Maria Bara të Rumanisë e cila është numër136 në ranglistën botërore. Takimi zgjati 78 minuta. Me këtë sukses, bullgarja fitoi 40 pikë për renditjen botërore, të cilat do ta afrojnë sa më afër debutimit të saj në top 100.
Tomova u kualifikua për herë të dytë në karrierën e saj në Australian Open. Në vitin 2018, ajo luajti në garën e vërtetë, por atëherë mori një shans si një “humbëse e lumtur”. Pas dy ditësh Viktoria do të mësojë kundërshtaren e saj në raundin e parë.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..