“40 vite të jetës sime ia kushtova Radios. Kur hyra në Radion Kombëtare Bullgare, ndalova në hyrje dhe u ktheva për të parë nëse njerëzit në rrugë e vunë re në cilin institucion po hyja.”Ato fjalë Lidija Mihova, zëri i preferuar radiofonik i brezave të tëra bullgarësh, i shqipton me lot në sy. Ato janë një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që i ndihmojnë për të përvetësuar këtë zanat - spikere në Radion Kombëtare Bullgare. Prandaj urimet e saj me rastin e 87-vjetorit të krijimit të medias elektronike më të vjetër në vendin tonë janë emocionuese dhe të sinqerta, veçanërisht për auditorin e Radios Kombëtare Bullgare:
“Gëzuar festën për të gjithë ne, sepse jemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Uroj shëndet dhe të mira të panumërta në jetë. Jini kritik, por mos harroni të vlerësoni punën e gazetarëve në Radion Kombëtare. Duket sikur mësuam të themi shumë më tepër për fajin sesa të falënderojmë për ndjesinë e mirë që na mbetet pasi dëgjojmë diçka të re dhe interesante.”
Pikërisht me mirënjohje dhe me një respekt Lidija kaloi pragun e Shtëpisë së Vjetër si punonjëse - për herë të parë në vitin 1974.
“Fitova një konkurs për spiker dhe më ofruan të punoj në “Transmetimet për bullgarët jashtë shtetit”, që në atë kohë ishin pjesë e Programit “Hristo Botev”, ndërsa më vonë u bë redaksi në Programin e Gjuhëve të Huaja “Radio Bullgaria”. Në fillim ende nuk kisha mundësinë të shijoj kënaqësinë nga puna е gazetarit, isha vetëm folëse, por ishte e mrekullueshme që kishim reagime nga dëgjuesit tanë që na shkruanin vazhdimisht” – tregon Lidija për fillimin e karrierës së saj në radio.
Pozicioni “spiker” ekzistonte deri në vitin 1992, kur u hoq pas një ndryshimi në skemën programore të Radios Kombëtare Bullgare. Bashkëbiseduesja jonë pranon se ishte ndër fatlumet, pasi gjatë gjithë karrierës së saj nuk kishte nevojë të lexojë ndonjë lajm shqetësues apo të jashtëzakonshëm.
“Më kujtohet se isha në detyrë në Programin “Hristo Botev” kur erdhi njoftimi për rrëzimin e Todor Zhivkovit nga pushteti – tregon Mihova. – Kolegët nuk dinin se si të njoftojnë një gjë të tillë, e cila erdhi si rrufe. Nuk është e lehtë të jesh në detyrë dhe të lexosh lajme të tilla që të ndryshojnë jetën.”
Asnjë moment i karrierës së saj 40-vjeçare si spikere dhe gazetare, Lidija nuk e konsideron të humbur.
Gazetaria po kthehet në një shembull për djalin e saj Dimitër Ganev, i cili është mysafir në shtëpitë tona nga eteri i stacionit rajonal të Radios Kombëtare Bullgare - Radio Sofja. Disa nga mësimet më të rëndësishme se si ta kthejë mikrofonin në “mikun”e vet i ka dëgjuar nga e ëma.
“Kemi folur për shumë gjëra”, thotë Lidija Mihova. - Mësoi shumë edhe për drejtshqiptimin, por mbi të gjitha për durimin – cilësi që duhet ta ketë kushdo që dëshiron t’i përkushtohet karrierës në radio.”
Pas daljes në pension, Lidija arriti të realizojë ëndrrën e saj të fëmijërisë - të bëhej aktore. Edhe pse jo në skenë, por në dublimin e qindra dokumentarëve, filmave artistikë, filmave për fëmijë dhe serialeve. Shikuesit në vendin tonë e dallojnë pa gabim zërin e saj gjatë koncertit të Filarmonisë së Vjenës me rastin e Vitit të Ri, të transmetuar në Televizionin Kombëtar Bullgar. Dublimi i kësaj ngjarjeje muzikore është një moment i veçantë për të.
“Për mua Viti i Ri vjen në orën 12.15 të mesditës së 1 janarit” – thotë aktorja dhe prek në mënyrë të padukshme temën e aventurës më të fundit dhe më intriguese, në të cilën merr pjesë me kënaqësi – audiolibrat.
“Leximi është i rëndësishëm në ta, por ka edhe dialogë në të cilat mund të tregohet mjeshtëria prej artisti. Nuk dua që kjo të jetë “kënga ime e fundit e mjellmës” në profesion, por deri më tani arriti të përmbush gjithçka për të cilën kam ëndërruar në jetën time.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, arkiv personal, BNR
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..