Për t'u modernizuar dhe për të pasur fitime, Holdingu i Hekurudhave Shtetërore Bullgare /BDZ/ dhe kompanitë shtetërore për transport pasagjerësh dhe mallrash do të bashkohen, njoftoi ministri i transportit Nikollaj Sëbev.
“Kështu do të rrisim produktivitetin dhe do të mund të menaxhojmë shpenzimet”, tha Sëbev.
Ministri premtoi se BDZ do të rehabilitohet deri në vitin 2023. Nuk planifikohet rritje e shpejtë e shpejtësisë. Do të punohet për zbatimin e orarit dhe përmirësimin e shërbimit për të fituar një pjesë më të madhe të tregut dhe për ta bërë hekurudhën më tërheqëse për qytetarët dhe bizneset. BDZ është planifikuar të hyjë në tregun e kapitalit në vitin 2024, shpjegoi ministriKompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..