Ministria e Punëve të Jashtme bullgare lëshoi një deklaratë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Në deklaratë thuhet se Bullgaria nuk njeh dhe dënon aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Arsyeja e deklaratës është thirrja e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për njohjen e rajoneve të shkëputura Lugansk dhe Donjeck. Një kërkesë për këtë reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme është bërë përmes një note të Ambasadorit të Ukrainës në Bullgari Vitali Moskalenko.
“Republika e Bullgarisë dënon veprimet agresive të Federatës Ruse, që çojnë në një përshkallëzim të paprecedentë të tensioneve ushtarake në Evropë në nivelet e Luftës së Ftohtë dhe bën thirrje për de-përshkallëzim”, thuhet në deklaratë.
Nesër do të mbahet një takim i Këshillit Evropian, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kirill Petkov. Ndër temat e diskutuara do të jetë situata në Ukrainë.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria..