Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë. Civilët u evakuuan nga qyteti Sum me autobusë në drejtim të Poltavës. Por në Mariupolin e rrethuar, evakuimi dhe shpërndarja e ushqimit dhe ilaçeve dështoi pas një sulmi nga forcat ruse, raportoi agjencia UNIAN.
Korridoret humanitare u diskutuan edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të viktimave civile. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Rusisë që të lejojë kalimin e sigurt të civilëve në qytetet e rrethuara të Ukrainës dhe të dërgojë ndihma në zonat e luftimit.
“Rusia ofron korridore humanitare drejt Rusisë. Nuk mendoj se ka shumë ukrainas që duan azil në Rusi. Kjo është hipokrizi”, tha Nicolas De Riviere, Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara.
Më shumë se 1 700 000 ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre që nga fillimi i luftës, transmetoi agjencia e OKB-së për refugjatët. Bullgaria ka pranuar më shumë se 38 000 refugjatë, rreth 21 000 prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë në vend.
Bullgaria mbështet sanksionet kundër Rusisë si një mjet për të ndaluar pushtimin e Ukrainës, por ndoshta do të kërkojë një përjashtim nga ndalimi i importeve të gazit natyror dhe naftës rus nëse një propozim i tillë i paraqitet BE-së, tha kryeministri Kiril Petkov për REUTERS.GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..