Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, tha për BNT Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska. Ajo theksoi se gjatë bisedimeve me Ministren e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock, nuk është komentuar afati për fillimin e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
"Asnjë angazhim nga pala bullgare nuk është marrë për fillimin e negociatave me Shkupin," tha Gençovska. Sipas Ministres, në memorandumin për bisedimet me Baerbock, shihet se kërkesat kryesore bullgare ndaj Shkupit mbeten të pandryshuara. Sofja këmbëngul që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut të garantohen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe të respektohet Marrëveshja e Fqinjësisë e vitit 2017.
Presidenti Rumen Radev, i cili po viziton Portugalinë, komentoi se Maqedonisë së Veriut do t'i duhet më shumë kohë për të përmbushur kriteret përpara se Bullgaria ta heqë veton ndaj bisedimeve me BE-në.Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..