Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev i bëri thirrje Komisionit Evropian që të sqarojë nëse vende të ndryshme të BE-së trajtohen ndryshe nga Gazprom dhe nëse ka shkelje të sanksioneve nga kompanitë në disa vende anëtare. Kjo erdhi pas raportimeve se Greqia ka paguar për furnizimet me gaz rus për muajin prill në euro. Vasilev ka shprehur rezerva edhe për financimin e propozuar nga Komisioni Evropian për vendet anëtare që pësojnë humbje nga sanksionet ndaj Rusisë.
Ndërkaq, ushtria ruse tha se do të sigurojë një korridor më 25 maj për të tërhequr në mënyrë të sigurt rreth 70 anije nga 16 vende nga rajoni i Azov në Detin e Zi.
Separatistët pro-rusë kanë pushtuar qytetin e Svetlodarsk dhe dy vendbanime të tjera në rajonin e Doneckut, konfirmoi guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko. Duke pasur epërsi të fortë në pajisjet ushtarake dhe njerëzit, forcat ruse pothuajse kanë rrethuar qytetin e Severnodoneckut, duke përgatitur atje një Mariupol të dytë, bëri të ditur këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..