Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit në NATO më 5 korrik, njoftoi selia e Aleancës në Bruksel. Pas agresionit rus në Ukrainë, të dy vendet konfirmuan zyrtarisht vullnetin dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet politike, ligjore dhe ushtarake të lidhura me anëtarësimin, thuhet në deklaratë. Pas nënshkrimit, fillon procesi i ratifikimit të anëtarësimit nga 30 vendet në pakt.
Udhëheqësit e vendeve të G-7 janë duke kërkuar mundësi për të eksportuar drithin e nevojshëm ukrainas nga Ukraina "në sasi më të vogla" përmes lumit Danub, njoftoi kryeministri Boris Johnson në Parlamentin britanik.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ata janë duke negociuar me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportet e grurit. “Është shumë e rëndësishme që dikush të sigurojë parrezikshmërinë e anijeve. Nga ana jonë, ne nuk po humbim kohë dhe po punojmë në rrugë të ndryshme, si hekurudhore ashtu edhe lumore, për eksport dhe çdo ditë po e rrisim eksportin”, theksoi Presidenti.
750 miliardë euro do të kushtojnë rimëkëmbja e Ukrainës, vlerësoi kryeministri Denis Shmigal në një fjalim para një konference të madhe donatorësh në Lugano. Vetëm dëmi i infrastrukturës është mbi 100 miliardë euro, tha Shmigal.56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..