Në kryeqytetin armen, Jerevan, u mbajt Olimpiada e 33-të Ndërkombëtare e Biologjisë. Bullgaria është një nga gjashtë vendet themeluese të konkursit në vitin 1989. Olimpiada e sivjetme përfundoi me sukses të madh për katër përfaqësuesit tanë të cilët hyrën në një konkurrim me mbi 250 përfaqësues të 62 vendeve të mbarë botës.
Medaljen e artë dhe vendin e dytë historik në renditje, të tejkaluar vetëm nga një garues nga Rusia, e fitoi nxënësi i klasës së njëmbëdhjetë në Gjimnazin Matematikor të Sofjes (SMG) Petër Zhotev. Ai tha për BNR-Varna se kjo është pjesëmarrja e tij e dytë në olimpiadë, e cila përbëhet nga dy pjesë - teori dhe praktikë. E para përfshinte 100 detyra me një përgjigje të përzgjedhur brenda 6 orëve, dhe ajo praktike - kryerja e eksperimenteve nga zoologjia, botanika, biokimia dhe bioinformatika, hulumtimi i një reaksioni enzimë dhe një eksperiment me fotosintezën te bimët. Pas suksesit të arritur, Petër tani duhet të zgjidhë detyrën më të rëndësishme në jetën e tij - ku të vazhdojë arsimin. Para tij ka dy mundësi - Gjermania apo Zvicra.
Me dallime nga kryeqyteti armen u kthyen edhe Borisllav Stojanov, Ljubosllav Ivanov dhe Jana Atanasova. Drejtuese e ekipit është docentja Allbena Jordanova nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Sofjes.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..
Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..
Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..
Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e..
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë..