Njëzet persona të pranishëm në protestën e organizuar nga Shoqata Civile “Boec” vizatuan në fasadën e godinës së Ministrisë së Energjetikës simbolin “Z” të gërvishtur si një demonstrim kundër rinovimit të mundshëm të furnizimit me gaz në bazë të kontratës me “Gazprom”. Mbrëmë protestuesit ngritën tenda para Këshillit të Ministrave dhe premtuan se do të bëjnë “aksione të befasishme”, ndërsa mëngjesin e sotëm bënë një marshim të shkurtër deri te ndërtesa e Ministrisë së Energjetikës dhe kërkuan takim me Ministrin në detyrë Rosen Hristov. “Rusia është një shtet terrorist”, “Kontrata me “Gazprom” e fut Bullgarinë në kurth” ishin disa nga sloganet e ngritura.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..