Rusia duhet të tërheqë pajisjet e saj ushtarake nga termocentrali bërthamor i Zaporozhies dhe të ndalojë luftën në Ukrainë – këtë e ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin, vihet në dukje në një njoftim të Pallatit Elysee. Kërcënimi për centralin bërthamor rrjedh kryesisht nga prania ushtarake ruse në zonë, tha Macron. Sipas mesazhit nga Kremlini, Putin e ka fajësuar ushtrinë ukrainase për bombardimet dhe ka paralajmëruar për "pasoja katastrofike" të mundshme.
Duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur një zonë e sigurisë bërthamore dhe fizike rreth termocentralit bërthamor “Zaporizhie” dhe konsultimet për këtë tashmë kanë filluar, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Rusia është përgjegjëse për ndërprerjen masive të energjisë në Ukrainën lindore që preku 5 rajone.
Zelenski i tha CNN se ai nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë për momentin sepse nuk mund të zhvillohet një dialog me "ata që lëshojnë ultimatume".
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ukrainase ka çliruar 20 vendbanime të reja, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..