Rusia duhet të tërheqë pajisjet e saj ushtarake nga termocentrali bërthamor i Zaporozhies dhe të ndalojë luftën në Ukrainë – këtë e ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin, vihet në dukje në një njoftim të Pallatit Elysee. Kërcënimi për centralin bërthamor rrjedh kryesisht nga prania ushtarake ruse në zonë, tha Macron. Sipas mesazhit nga Kremlini, Putin e ka fajësuar ushtrinë ukrainase për bombardimet dhe ka paralajmëruar për "pasoja katastrofike" të mundshme.
Duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur një zonë e sigurisë bërthamore dhe fizike rreth termocentralit bërthamor “Zaporizhie” dhe konsultimet për këtë tashmë kanë filluar, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Rusia është përgjegjëse për ndërprerjen masive të energjisë në Ukrainën lindore që preku 5 rajone.
Zelenski i tha CNN se ai nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë për momentin sepse nuk mund të zhvillohet një dialog me "ata që lëshojnë ultimatume".
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ukrainase ka çliruar 20 vendbanime të reja, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..