Kuvendi i 48-të Popullor u hap me një mbledhje solemne në prani të tre presidentëve, ambasadorëve dhe politikanëve të dikurshëm dhe aktualë. Sipas traditës, një fjalim të shkurtër mbajti deputeti më i moshuar - Vezhdi Rashidov nga GERB-SDS, i cili u bëri thirrje kolegëve të tij për të qenë të përgjegjshëm. Ai vuri në dukje se rruga më e lehtë është agresioni dhe mohimi, por nënvizoi se agresioni lind vetëm agresion. " E dimë gjithashtu se të zhytur në kriza dhe probleme të përditshme shpesh humbasim drejtimin”, shtoi doajeni i Parlamentit.
Përfaqësuesit e popullit u betuan se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe do të udhëhiqen nga interesat e popullit në të gjitha veprimet e tyre, më pas dëgjuan himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Evropës. Deputetët e partisë “Vëzrazhdane” u ulën kur filloi “Oda e Gëzimit”.
E ndërsa në Kuvend përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare mbajnë fjalimet e tyre, rreth godinës janë mbledhur dy grupe protestuesish.Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..