Komisioni Evropian po zhvillon bisedime me qeverinë bullgare për shkak të shqetësimeve se produktet e rafinuara tëkompanisë ruse Lukoil mund të eksportohen nga vendi ynë, tha zëdhënësi i Komisionit Daniel Ferrie: “Në fakt, Bullgaria gëzon një derogim të veçantë nga ndalimi i importit të naftës për shkak të vendndodhjes së saj specifike gjeografike. Unë e sqarova qëndrimin tonë para disa javësh dhe ai nuk ka ndryshuar. Sot mund të shtoj se jemi në kontakt me autoritetet bullgare dhe bisedimet janë konstruktive”.
Bëhet fjalë për informacione, sipas të cilave qeveria e përkohshme kërkon ta lejojë kompaninë Lukoil të eksportojë produktet e saj të rafinuara. Autoritetet bullgare pohojnë se kjo është e mundur pasi vendi ynë gëzon një derogim dy vjeçar nga ndalimi i importit të naftës ruse nga deti, që hyn në fuqi më 5 dhjetor.
Rreth një javë më parë, Komisioni deklaroi edhe një herë se Bullgaria nuk mund t'u shesë naftë ruse vendeve të treta, përfshirë këtu dhe atë të përpunuar, raportoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..