Komisioni Evropian po zhvillon bisedime me qeverinë bullgare për shkak të shqetësimeve se produktet e rafinuara tëkompanisë ruse Lukoil mund të eksportohen nga vendi ynë, tha zëdhënësi i Komisionit Daniel Ferrie: “Në fakt, Bullgaria gëzon një derogim të veçantë nga ndalimi i importit të naftës për shkak të vendndodhjes së saj specifike gjeografike. Unë e sqarova qëndrimin tonë para disa javësh dhe ai nuk ka ndryshuar. Sot mund të shtoj se jemi në kontakt me autoritetet bullgare dhe bisedimet janë konstruktive”.
Bëhet fjalë për informacione, sipas të cilave qeveria e përkohshme kërkon ta lejojë kompaninë Lukoil të eksportojë produktet e saj të rafinuara. Autoritetet bullgare pohojnë se kjo është e mundur pasi vendi ynë gëzon një derogim dy vjeçar nga ndalimi i importit të naftës ruse nga deti, që hyn në fuqi më 5 dhjetor.
Rreth një javë më parë, Komisioni deklaroi edhe një herë se Bullgaria nuk mund t'u shesë naftë ruse vendeve të treta, përfshirë këtu dhe atë të përpunuar, raportoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..