Kisha Ortodokse Bullgare më 1 shkurt nderon kujtimin e Dëshmorit të Shenjtë Trifon, i cili është një nga shenjtorët shërues më të famshëm. “Duke qenë se ishte besimtar shumë i fortë qysh në fëmijëri, Zoti i dha hirin dhe dhuntinë e mrekullive, që me lutjen e tij të shëronte të sëmurët”, tregon teologu Angell Karadakov.
Shenjtori që jetonte në mesin e shekullit të III arriti të shërojë vajzën e sëmurë të perandorit Gordian përmes lutjeve. Më vonë u torturua dhe u dënua me vdekje sepse nuk pranoi të bënte flijim siç e kërkonte kulti shtetëror.
Sipas besimeve popullore, Shën Trifoni është rojtari i vreshtave dhe mbrojtësi i vreshtarëve, prodhuesve të verërave dhe hanxhinjve. Në këtë ditë, hardhitë krasiten në mënyrë rituale.
“Gota e parë për shëndet, gota e dytë për gëzim...”Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..