Rreth 750 qendra votimi pritet të hapen për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare jashtë vendit më 2 prill 2023, njoftoi ministri i jashtëm në detyrë, Nikollaj Millkov. Sipas tij, zgjedhjet jashtë vendit sipas planit do të kushtojnë rreth 4 milionë euro, ndërsa zgjedhjet e fundit jashtë vendit kërkonin 3 milionë euro.
Ne duam që të gjithë shtetasit bullgarë jashtë vendit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjërat po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara. Nga Bullgaria do të duhet të dërgohen shumë më tepër njerëz, ndoshta mbi 1000 persona, për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Kjo ndoshta do t’i bëjë zgjedhjet më të shtrenjta për shkak të pagave më të larta të anëtarëve të komisionit dhe numrit të madh të të dërguarve, tha Millkov.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Paradite do të krijohen vranësira të ulëta, ose mjegull vende-vende nëpër lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga 4°-5°, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore deri në 15°-17°..
Kryetarët e Kolegjiumeve të Avokatëve në vend u shprehën të gatshëm për aksione efektive protestuese për shkak të vetos së presidentit Rumen Radev për ndryshimet në Ligjin për Avokatinë. Ndryshimet e miratuara së fundmi kanë të bëjnë me rregullat e..
Festimet e Pavarësisë në Veliko Tërnovo filluan në kishën “40 Martirët e Shenjtë” , ku më 22 shtator 1908, Princi Ferdinand i Parë lexoi Manifestin . “Ne e dimë se me duar të shtrënguara mund të arrijmë shumë më tepër sesa me..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..