Ministri i Jashtëm Nikollaj Millkov foli në telefon me homologun e tij izraelit, Eli Cohen. Ata kanë diskutuar për marrëdhëniet e partneritetit dypalësh dhe ndërkombëtar. Kanë shqyrtuar gjithahstu mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, energji, teknologji të reja dhe turizëm. Në dritën e pasojave negative të luftës në Ukrainë, është diskutuar siguria rajonale dhe ndërkombëtare.
Vëmendje e veçantë iu kushtua nismave të ardhshme me rastin e 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kërkimore të Përkujtimit të Holokaustit «Jad Vashem», në tabelën përballë emrit të Bullgarisë, shkruhet se para luftës në vend ka pasur 50 mijë hebrenj dhe zero viktima. Bullgaria është i vetmi vend në tabelë me zero viktima, raportoi BTA.
Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale, njoftoi ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, i..
Në një takim në Nju Jork me sekretarin e shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov ngriti çështjen e përfshirjes së Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të Shteteve të Bashkuara...
Nga 23 deri më 28 shtator, Sofja dhe Vidin do të presin Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare për Provincat Romake të Danubit me temën "Peizazhet kufitare përgjatë Danubit", njoftoi BNR Vidin. Iniciativa për diskutimin mbi provincat e Danubit të..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve..