Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina kërkon ndihmë të re ushtarake nga BE kundër agresionit rus

Foto: EPA/BGNES

Udhëheqësit e BE-së do të kërkojnë të rrisin presionin e sanksioneve ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kështu thuhet në deklaratën e tyre pas samitit të komunitetit në Bruksel. Theksohet se "BE-ja do t'i ofrojë mbështetje të palëkundur Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme", raporton AFP.

Ndihma totale e BE-së dhe vendeve anëtare të saj për Kievin që nga fillimi i konfliktit arrin në 67 miliardë euro, nga të cilat furnizimet ushtarake përbëjnë 12 miliardë euro.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka kërkuar gjatë takimeve dypalëshe me liderët evropianë në Bruksel avionë luftarakë ndërsa vendi i tij përgatitet për ofensivën pranverore të Rusisë. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se "edhe nëse aleatët evropianë vendosin të dërgojnë avionë luftarakë në Kiev, ata nuk mund të dërgohen në "javët e ardhshme".

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë në të ardhmen e afërt, duke thënë se kjo do të ishte si “kalimi nga ngasja e një biçiklete në drejtimin e një makine të Formula 1”, raporton Daily Telegraph.

Turneu i Zelenski në Evropë për të kërkuar mbështetje ushtarake vjen në mes të një ofensive të intensifikuar ruse përgjatë gjithë frontit nga Lugansk përmes Doneckut në rajonin e Zaporozhies. Kremlini ka vendosur edhe një herë një afat që ushtria e tij të pushtojë plotësisht territoret e rajoneve të Luganskut dhe Doneckut deri në fund të shkurtit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Problemet e furnizimit me ujë në Bullgari janë serioze

Gjatë një seance dëgjimore në Asamblenë Kombëtare për shkak të problemeve të mungesës së ujit në vend, u raportuan të dhëna alarmante për gjendjen e burimeve ujore dhe aksesin në ujë për nevoja shtëpiake dhe vaditje. Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Petër..

botuar më 24-12-12 6.57.MD

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë Bullgare të Sigurisë së Ushqimeve

Qindra u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në mbrojtje të blegtorisë bullgare dhe në mbështetje të familjes nga Velingradi, kopeja e deleve të së cilës kërcënohej me shfarosje. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë..

botuar më 24-12-12 4.11.MD

Miliona euro nga Rusia u dërguan për propagandë në Bullgari dhe Rumani

Rusia ka dhënë 69 mln. euro për përhapjen e propagandës dhe ndërhyrjen e rëndë në punët e brendshme të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kjo bëhet e ditur nga faqja e internetit 24chasa dhe actualno.com, duke iu referuar organizatës “Bëllgarski Elfi” (BG..

botuar më 24-12-12 11.29.PD