Udhëheqësit e BE-së do të kërkojnë të rrisin presionin e sanksioneve ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kështu thuhet në deklaratën e tyre pas samitit të komunitetit në Bruksel. Theksohet se "BE-ja do t'i ofrojë mbështetje të palëkundur Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme", raporton AFP.
Ndihma totale e BE-së dhe vendeve anëtare të saj për Kievin që nga fillimi i konfliktit arrin në 67 miliardë euro, nga të cilat furnizimet ushtarake përbëjnë 12 miliardë euro.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka kërkuar gjatë takimeve dypalëshe me liderët evropianë në Bruksel avionë luftarakë ndërsa vendi i tij përgatitet për ofensivën pranverore të Rusisë. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se "edhe nëse aleatët evropianë vendosin të dërgojnë avionë luftarakë në Kiev, ata nuk mund të dërgohen në "javët e ardhshme".
Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë në të ardhmen e afërt, duke thënë se kjo do të ishte si “kalimi nga ngasja e një biçiklete në drejtimin e një makine të Formula 1”, raporton Daily Telegraph.
Turneu i Zelenski në Evropë për të kërkuar mbështetje ushtarake vjen në mes të një ofensive të intensifikuar ruse përgjatë gjithë frontit nga Lugansk përmes Doneckut në rajonin e Zaporozhies. Kremlini ka vendosur edhe një herë një afat që ushtria e tij të pushtojë plotësisht territoret e rajoneve të Luganskut dhe Doneckut deri në fund të shkurtit.Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA. Agjencia “Reuters” citoi ministrin e brendshëm austriak Gerhard Karner të thoshte se Austria do të..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°,..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në..
Nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova, në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës...
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i..
GERB-SDS u dërgoi ftesa për "bisedime ekspertësh" për formimin e qeverisë partive "Bullgaria Demokratike", "Ka një popull të tillë" dhe..