Nuk do të dërgohen ushtarakë bullgarë në Ukrainë dhe jashtë vendeve anëtare të BE-së, sipas një njoftimi të shërbimit për shtyp të qeverisë. Një vendim i Parlamentit të 48-të për të ofruar ndihmë ushtarake dhe ushtarako-teknike për Ukrainën, autorizon pjesëmarrjen e ushtarakëve nga Forcat e Armatosura të Bullgarisë në Misionin e Ndihmës Ushtarake të BE-së në Ukrainë (European Union Military Assistance Mission in Ukraine - EUMAM). Bëhet fjalë për një oficer shtabi në Belgjikë, deri në 5 oficerë dhe rreshterë në Poloni dhe Gjermani dhe deri në 50 ushtarakë në Bullgari apo në vendet e BE-së, thuhet në njoftim.
Bullgaria ka ndarë më shumë se 240 milionë euro për ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për Ukrainën dhe 150 000 ukrainas kanë marrë ndihma në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Twitter.Gjatë një seance dëgjimore në Asamblenë Kombëtare për shkak të problemeve të mungesës së ujit në vend, u raportuan të dhëna alarmante për gjendjen e burimeve ujore dhe aksesin në ujë për nevoja shtëpiake dhe vaditje. Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Petër..
Qindra u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në mbrojtje të blegtorisë bullgare dhe në mbështetje të familjes nga Velingradi, kopeja e deleve të së cilës kërcënohej me shfarosje. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë..
Rusia ka dhënë 69 mln. euro për përhapjen e propagandës dhe ndërhyrjen e rëndë në punët e brendshme të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kjo bëhet e ditur nga faqja e internetit 24chasa dhe actualno.com, duke iu referuar organizatës “Bëllgarski Elfi” (BG..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova, në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës...