Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë një vit më parë, 8231 civilë ukrainas kanë vdekur. Numri i të plagosurve është 13 734, njoftoi Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. 3664 burra, 2173 gra dhe 494 fëmijë janë konfirmuar të vdekur. Gjinia e 1900 të rriturve që vdiqën, kryesisht në bombardime, nuk është përcaktuar. Sipas OKB-së, 17 619 nga viktimat (6372 të vdekur dhe 11247 të plagosur) ishin në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
Vetëm për periudhën nga 1 deri më 12 mars, OKB-ja ka identifikuar 84 raste të reja të civilëve të vdekur ukrainas dhe 209 të plagosur. Organizata botërore thekson se numri real i popullatës civile të lënduar është dukshëm më i lartë për shkak se të dhënat nga vendet e luftimeve të ashpra janë vonuar. Që nga viti i kaluar, të dhënat përfundimtare nga Mariupol, Lisiçansk, Popasnaja dhe Severodoneck, të cilat janë nën pushtimin rus, ku ka viktima të shumta civile, ende nuk janë të qarta, raporton REUTERS.Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët pa reshje të konsiderueshme. Do të ketë edhe..
Gjyqtarja Vlladislava Carigradska nga Gjykata e Qarkut në Pleven mori çmimin "Personaliteti i Vitit" të Komitetit Bullgar të Helsinkit. Ajo u shpërblye për punën e saj aktive për ekspozimin e marrëdhënieve dhe varësive të parregulluara në gjyqësor dhe për..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i popullit. Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov dje kërkoi imunitetin e bashkëkryetarit të “Po..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova, në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës...