Me mandatin e parë nuk mund të mbështesim një qeveri, por jemi të gatshëm të flasim për politika dhe të shohim në kuadrin e sjelljes së përgjegjshme se çfarë mund të arrijmë, veçanërisht sa i përket temës së buxhetit, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshim” Kirill Petkov në takimin e lidershipit në parlament mes GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – PP-DB.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi nga PP-DB që të prezantojë versionin e tyre për përbërjen e qeverisë me mandatin e dytë. Qoftë me mandatin e parë apo të dytë, është e rëndësishme të kemi një qeveri të rregullt, theksoi ai. Nëse na prezantoni një kabinet që na pëlqen, do ta shqyrtojmë. Nëse keni një alternativë tjetër për mbështetje, duhet të tregoni edhe atë, këmbënguli Borisov. Ai përsëriti se Komiteti Ekzekutiv i GERB-it ka vendosur që të mos bisedojë me formacionet e tjera parlamentare derisa të kenë përdorur të gjitha opsionet me PP-DB-në.Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..