Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija “Shenjtorët Kirili dhe Metodi" e kaloi Bosforin dhe po lundron në Detin e Zi

Foto: arkiv

Anija kërkimore-shkencore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi" - NIK 421 tashmë po lundron në Detin e Zi. Rreth orës 06:00 të datës 1 maj, anija hyri në Bosfor. Anija u shoqërua nga roja bregdetare turke ndërsa kalonte ngushticën 30 km midis Evropës dhe Azisë. NIK 421, e cila është anija e parë bullgare që lundron në Antarktik, po shkon drejt Varnës pasi mori pjesë me sukses në ekspeditën e 31-të kombëtare të Antarktidës në ishullin Livingston.

Pritet që "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" për t'u ankoruar në Stacionin Detar - Varna në orën 10:00 të 2 majit. Për pritjen është planifikuar një ceremoni zyrtare, e cila do të ketë hyrje të lirë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..

botuar më 24-11-28 4.34.MD