Ditën e diel, më 21 maj, Bullgaria shtoi akoma gjashtë medalje të tjera në shtatë të fituarat në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Në konkurrencën individuale, kampionia evropiane në shumëgarësh Borjana Kalejn fitoi medaljen e argjendtë në finalen e kombinimit me shkopinj dhe medaljen e bronztë në finalen e kombinimit me rreth. E treta në kampionat, Stilijana Nikollova, fitoi gjithashtu medalje të argjendta dhe të bronzta – ajo u rendit e dyta në finalen e topit dhe e treta në finalen e shiritit. Kampionia në garën ekipore, Eva Brezalieva, largohet nga Kampionati me medaljen e argjendtë në kombinimin me shirit.
Në finalen e ansamblit, bullgaret në përbërjen e Zhenina Trashlieva, Sofia Ivanova, Kamelia Petrova, Rachel Stoyanovdhe Radina Tomova fituan medaljen e argjendtë në kombinim me pesë rrеthe, ndërsa në kombinimin me dy topa dhe tre shirita përfunduan në vendin e pestë. Rezultati i Kampionatit Evropian më të suksesshëm për skuadrën bullgare për dekada është gjithsej 13 medalje.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..