Akoma me paraqitjen e saj në reality show-n e parë muzikore në Bullgari "Star Academy" në vitin 2005, Vjara Pantaleeva tërhoqi vëmendjen tonë jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm, por edhe me emocionin e thellë në çdo shfaqje të saj. Deri më tani Vjara Panteleeva ka 20 këngë solo, më e fundit prej të cilave - pikërisht e njëzeta me radhë - është "Buzëqeshu". Si në shumicën e këngëve të mëparshme, autori i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është burri i saj - Çavdar Collov. Procesi i krijimit të një kënge të re gjithmonë fillon me një bisedë - Vjara i përshkruan Çavdarit se çfarë teme dëshiron të paraqesë kënga, cili është mesazhi. Konkretisht për “Buzëqeshu”, këngëtarja thotë:
Mesazhi është shumë i qartë - “Buzëqeshu”! Pavarësisht gjithçkaje - sepse kemi gjithnjë e më pak raste për të buzëqeshur. Kjo nuk do të thotë se po të mos kemi raste për të buzëqeshur, ne duhet të ndalojmë përpjekjet për t'i krijuar ato. Dhe le të fillojmë me gjërat e vogla - të përqendrohemi në ato gjëra të vogla të përditshme që mund të na bëjnë të lumtur. Sepse mendoj se gjatë viteve të fundit ne e kemi zhvendosur fokusin tonë dhe kemi filluar të kërkojmë, të presim dhe të dëshirojmë vetëm gjëra madhështore. Dhe diku atje humbet gëzimi dhe kënaqësia e gjërave të vogla të jetës sonë të përditshme”.
Në videon e këngës merr pjesë edhe muzikanti Pejo Filipov, ku i bie trumbetës.
Dhe tani le të buzëqeshim të gjithë së bashku!
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..