Pas një takimi të deputetëve të GERB-SDS, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u vendos që të krijohet një komision i ri për ndryshimet kushtetuese. Deputeti nga radhët e DPS-së, Deljan Peevski, tha se nuk do të anëtarësohet në komision dhe se ai do të përbëhet vetëm nga ekspertë të ngushtë. Bashkëkryetari i Bullgarisë Demokratike (DB) Hristo Ivanov tha se po del marrëveshje për 3 ndryshime - kufizim i pushtetit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshime në Këshillin e lartë Gjyqësor dhe ndryshim i mandatit të kabinetit zyrtar.
Pas takimit, kreu i DPS-së Mustava Karadajë tha se dënojnë thirrjet për dhunë nga partia “Vëzrazhdane”, por u bëri thirrje të gjithë atyre që dënojnë aktet e agresionit dhe urrejtjes në shoqëri që të jenë konsistentë dhe kategorikë kur shfaqet agresion në emër të tyre ndaj DPS-së, myslimanëve dhe pakicave të tjera.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..