Me mbështetjen e Universitetit të Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”, në Universitetin e Tiranës zhvillohet për të tretin vit radhazi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare, e para shkollë e këtij lloji në Shqipëri. Ajo organizohet nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Shkolla verore mbështetet nga Universiteti i Veliko Tërnovos me tekste shkollore dhe pjesëmarrje të stafit në mësimdhënie në kuadër të projektit të mobilitetit Erasmus+ ndërmjet dy universiteteve.
Nga data 3 deri më 23 korrik 2023, Prof. Asc. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullgare në Universitetin e Tiranës dhe Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit të Veliko Tërnovos, Bullgari do të organizojnë orët praktike dhe leksionet me dy grupe studentësh – niveli fillestar dhe i avancuar. Leksione për studentët do të mbajnë si profesorë nga universitete bullgare, Universiteti Veliko Tërnovos, Universiteti i Bllagoevgradit, ashtu dhe shqiptare, Universiteti i Korçës dhe Universiteti i Tiranës. Programi përfshin gjithashtu një udhëtim në qytetin historik të Beratit dhe njohjen e pjesëmarrësve me disa gjurmë që lidhen me shtetin mesjetar bullgar. Në përfundim të shkollës verore, pjesëmarrësit do të pajisen edhe me certifikata për nivelin e gjuhës, lëshuar nga universiteti bullgar i Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirili dhe Metodi".
Në hapjen e Shkollës Verore mori pjesë dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Prof. Esmeralda Kromida, zv. Dekania Prof.Ogerta Coruti, Sh. T. Z. Ivaylo Kirov, Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Prof. Dr. Dimitar Dimitrov, Rektor i Universitetit Veliko Tërnovo “Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (online), Prof. Asc. Dr. Adriatik Derjaj, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Universitetit të Tiranës, z. Asen Paçev, Zëvendës Ambasador i Bullgarisë në Shqipëri, znj. Maria Peeva , atashe në misionin bullgar në Shqipëri, si dhe pedagogë nga Fakulteti i Studimeve të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Të pranishmit i priti një studente e veshur me kostum kombëtar bullgar, sipas traditës së vjetër bullgare, me bukë dhe mjaltë . . .
Studimi i gjuhës bullgare është ndër prioritetet në strategjinë e ndërkombëtarizimit të Universitetit të Veliko Tërnovos "Shenjtorët Kirili dhe Metodi". Interesimi për gjuhën bullgare në Shqipëri është për shkak të marrëdhënieve tona të fqinjësisë së mirë dhe minoritetit bullgar në këtë vend.
Java e parë e Shkollës Verore kaloi me shumë sukses. Interesimi i të pranishmëve është shumë i madh. Krahas aktiviteteve praktike, gjatë kësaj jave ata patën mundësinë të ndjekin ligjërata dhe raporte interesante të prezantuara nga Prof. Asc. Dr.Vlladislav Conev, udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Bullgare në Fakultetin Filologjik të Universitetit Jugperëndimor „Neofit Rillski“, Bllagoevgrad. Prof. Asc. Dr.Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullgare në Universitetin e Tiranës dhe Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit “Shenjtorët Kirili dhe Metodi". Leksionet ishin nga fusha e gjuhësisë dhe trashëgimisë kulturore bullgare.
Foto: K. Bello
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..