64 për qind e bashkatdhetarëve tanë nuk janë të informuar për sigurinë kibernetike dhe 58 për qind janë të gatshëm të trajnohen për këtë temë. Pothuajse gjysma e shoqërisë sonë beson se prindërit mbajnë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e fëmijëve në internet, tregon një sondazhi i Agjencisë “Trend” i porositur nga Bashkimi për Nisma Ekonomike, i realizuar mes 1001 të rriturve në periudhën 3-7 korrik 2023
Bullgarët nuk e dinë se cilat institucione në vendin tonë përgjigjen për sigurinë kibernetike (69%), ndërsa në një sulm kibernetik, ata do t’u besojnë atyre po aq sa të afërmve dhe miqve - tregon sondazhi i parë përfaqësues kombëtar për këtë temë në Bullgari.
“Çdo bullgari i 20-të është viktimë e krimit kibernetik. Kjo për shkak, se njerëzit nuk janë të informuar se si të mbrohen, shpesh edhe nuk e kuptojnë”, theksoi komisioneri Vlladimir Dimitrov – shef i departamentit “Krimi kibernetik” në Drejtorinë Kryesore të Luftimit të Krimit të Organizuar. Ai njoftoi se mesatarisht në ditë marrin nga 30 sinjale për gati 15 lloje të ndryshme të krimit kibernetik.
“Shoqëria jonë, siç dëshmojnë të dhënat, ka një nevojë serioze për më shumë informacion në lidhje me sigurinë kibernetike. Ne të gjithë jemi shumë të kujdesshëm me kodet pine të ATM-ve, por ngarkojmë lehtësisht foto, vendndodhje dhe informacione të tjera për veten tonë në internet”, tha Evelina Sllavkova nga “Trend” duke prezantuar rezultatet e anketës. Të dhënat e grumbulluara janë të rëndësishme për formimin e mesazheve dhe politikave të qarta nga ana e shtetit. Lajmi i mirë është se një pjesë e madhe e shoqërisë dëshiron të ndërgjegjësohet për sigurinë kibernetike dhe njerëzit janë të gatshëm të investojnë kohë, energji dhe burime.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..