Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gazetare e Radio Bullgarisë – hero në një film për bullgarët në Shqipëri

6
Bojko Vasilev dhe Kostandina Bello në BNR
Foto: Krasimir Martinov

Kolegia e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë Kostandina Raqi Bello është një nga personazhet kryesore në filmin e gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Bojko Vasilev “Kushërinjtë. Zëra nga Shqipëria”. Filmi dokumentar është pjesë e rubrikës “Në kuadër” të televizionit publik. Bojko Vasilev dhe operatori Mihaill Vrabçev takohen me njerëz të ndryshëm që mishërojnë lidhjen me Bullgarinë.

Për shembull, Kostandina - gjyshja e Kostandinës sonë, gjatë gjithë jetës fliste vetëm gjuhën e saj amtare bullgare, megjithëse Bullgarinë e shihte vetëm si e rritur. Djali i saj Raqi u diplomua në Bllagoevgrad dhe sot studion dhe jep mësim bullgarisht dhe shqip. Mbesa e saj gjithashtu ndjek studimet në Bullgari dhe përkthen dhe lexon lajmet bullgare në shqip në Radio Bullgarinë. 

Familja Bello është nga minoriteti bullgar në Shqipëri. Të folurit e tyre ruan gjurmë të kohës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij.

22-vjeçarja Kostandina Bello lindi në qytetin Bllagoevgrad. Prej disa vitesh merret profesionalisht me përkthimin nga dhe në shqip. Është fituese e disa çmimeve për përkthimin e poezisë, dhe vepër e saj është përkthimi në shqip i romanit “Kënga e bilbilit” nga Stefan Ivanov. Kostandina ka përvojë edhe si spikere lajmesh në bullgarisht në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo aktualisht është duke studiuar drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nga nëntori 2022 është pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqip të Radio Bullgarisë.

Premiera e filmit me pjesëmarrjen e koleges Kostandina Bello është sonte, më 28 korrik, nga ora 22:00 – me orën bullgare, në Televizionin Kombëtar Bullgar.

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Krasimir Martinov dhe BNT




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot - 6 shtator 2024

Gëzuar 6 shtatorin - Ditën e Bashkimit të Bullgarisë! Në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura në lidhje me festën kombëtare bullgare. Kemi përgatitur edhe dy këngë për ju. E para titullohet “Danubi i bardhë, i qetë”,..

botuar më 24-09-06 8.00.PD

Bullgaria sot – 5 shtator 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dasma e ariut” nga albumi "Rrënjët" të formacionit "Bullgara". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:41 - Lajme 10:58 - Kënga e ditës

botuar më 24-09-05 3.00.MD

Bullgaria sot – 4 shtator 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përshëndetje, si je mik” në interpretim të grupit “Familja Tonika”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:39 - Lajme 13:12 - Kënga e ditës

botuar më 24-09-04 3.00.MD