Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria vendosi masa për të luftuar në mënyrë aktive krimin

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Në takimin e thirrur nga kryeministri Nikollaj Denkov me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të shërbimeve të sigurisë në lidhje me rritjen e numrit të krimeve të rënda në vend, u përcaktuan masat për luftimin e krimit. Denkov deklaroi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) u konstatua një problem i brendshëm dhe në këtë drejtim kërkoi që të zëvendësohet kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Për momentin nuk është e konstatuar asnjë lidhje mes vrasjeve të ndryshme të komentuara në media, si ajo e Aleksej Petrov dhe Krasimir Kamenov – Këro në Republikën e Afrikës së Jugut. “Nuk mund të flasim për ringjalljen e kohës së vrasjeve spektakolare”, ka qenë kategorik ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov. Kryeministri vuri në pah masat kryesore parandaluese për të luftuar krimin. E para prej tyre është që institucionet të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit mes tyre, veçanërisht për trafikun e drogës dhe migrantëve, krimet kundër personit dhe luftën kundër korrupsionit, për të punuar në mënyrë aktive për sinjalet për të ashtuquajturat “çadra”. Do të aktivizohet edhe puna e shërbimeve që lidhet me informacionin paraprak. Do të punojmë në mënyrë aktive me ata që ndikojnë në mjedisin e sigurisë për të bërë të qartë se çdo orvatje për të shkelur ligjin do të sanksionohet. Pyetjes së një gazetari në lidhje me informacionin e shpërndarë sot në media se ish-hetuesi Petjo Petrov (i njohur si Petjo Evroto), i cili kërkohej me urdhër arresti evropian për aferën “Tetë Xhuxhët”, vdiq papritur nga një atak në zemër në Dubai, ministri i brendshëm tha se ende nuk ka konfirmim të këtij informacioni, dhe se ajo po kontrollohet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD

Ftojmë japonezët të xhirojnë një film për Bullgarinë si destinacion turistik

Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..

botuar më 24-09-25 4.52.MD

Në Panairin e 78-të Ndërkombëtar Teknik në Plovdiv marrin pjesë 25 shtete

Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..

botuar më 24-09-25 3.43.MD