Një vit më parë, më 2 shtator, ferma organike në fshatin malor Rozino, e specializuar në prodhimin e akullores nga prodhimi i saj i qumështit, pësoi dëme të mëdha pas një shiu të rrëmbyeshëm i cili përmbyti shtëpitë dhe rrëzoi ndërtesat në rajonin e qytetit të Karllovos(Bullgari Jugore Qendrore). Sot, një vit pas fatkeqësisë natyrore, pronarët e fermës po organizojnë një Ditë të Dyerve të Hapura për të festuar rimëkëmbjen e tyre dhe për të njohur vizitorët për procesin që kanë kaluar.
"Ne duam t'u tregojmë njerëzve ndryshimin midis pemëve të prekura dhe pjesëve të lumit për të cilat mundëm të kujdeseshim pas përmbytjes, dhe pjesës që nuk ishim në gjendje të kujdeseshim. Dallimi është i madh, gjë që tregon lidhjen e fortë midis njeriut dhe natyrës”, thotë Allbina Jasinskaja, një nga organizatoret e fermës.
Në Ditën e Dyerve të Hapura, të gjithë do të mund të njihen vizualisht me temën "Rruga e qumështit tonë" – nga lopët deri në momentin kur është i gatshëm ushqimi i shijshëm. Vizitorët më kureshtarë do të jenë në gjendje të ushqejnë vetë kafshët e fermës, si dhe të mësojnë për proceset e riciklimit, kompostimit dhe përdorimit të mbetjeve organike në territorin lokal. Dita e hapur në Rozino është më 2 shtator dhe për fëmijët ka një punëtori të veçantë për përgatitjen e akullores me produkte shtëpie.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: rozino.farmMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..