Tenisti më i mirë i Bullgarisë për meshkuj, Grigor Dimitrov, u kualifikua për herë të dytë në çerekfinalen e turneut Masters 1000 në ambiente të mbyllura, në Paris, në paraqitjen e tij të 11-të.
Grigor Dimitrov triumfoi ndaj Aleksandër Bublikut, i cili përfaqëson Kazakistanin për pak më shumë se një orë lojë. Në vitin 2019, Grisho arriti në këtë fazë në “Accor Arena”, kur u ndal në gjysmëfinale nga Novak Gjokovic.
Se kush është kundërshtari i radhës i Grigorit do të bëhet e qartë gjatë ditës së sotme.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..