Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezultatet e raundit të dytë të votimit vendor me protokolle 100% të përpunuara

| rinovuar më 23-11-06 11.46.PD
Foto: BGNES

Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me 100 për qind të protokolleve të përpunuara zgjedhore në Sofje në orën 07:00, tregojnë se Vasill Terziev nga koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike - Shpëtoni Sofjen" merr 48.20 për qind ose 175 044 persona votuan për të. Për kandidaten Vanja Grigorova, të mbështetur nga BSP dhe koalicioni votuan 46.89 për qind ose 170 258 votues. 4.91 për qind e atyre që janë paraqitur në votime ose 17 834 persona votuan me “Nuk mbështes askënd”.

Komisioni bashkiak zgjedhor shpalli Terziev kryetar të zgjedhur të bashkisë. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën Administrative të Sofjes brenda 7 ditëve nga shpallja.

Plovdiv me protokolle 100% të përpunuara fitoi kandidati i GERB-SDS Kostadin Dimitrov me 54.15 për qind të votave.

Varna, me protokolle 100% të përpunuara, kandidati i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" Bllagomir Kocev mori 53.06 për qind të votave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD