Akullorja është një tundim për shumë njerëz, por e përbërë nga sheqeri dhe yndyra, kthehet në një bombë kalorike, e dëmshme për shëndetin e njeriut. Në mesin e njerëzve të dashuruar pas shijeve të ndryshme të akullores është edhe bashkatdhetari ynë Aleksandër Marinov, por ai e kufizonte veten në të ngrënë derisa një vit më parë krijoi një recetë të re për akulloren me proteina, në të cilën investoi të gjitha kursimet e tij prej 15 000 leva.
Në mënyrë që të afërmit dhe miqtë e tij të mos jenë të vetmit që mund të provojnë krijimin e ri, Aleksandri 20-vjeçar vendos të kërkojë fonde për të hapur kompaninë e tij fillestare.
Ai mori 60 000 leva, me të cilat bleu frigorifera dhe aktualisht prodhon rreth 1 ton akullore në ditë. Akulloret e tij gjenden kryesisht nëpër palestrat në Sofje, por sipërmarrësi i ri shpreson të arrijë në qytete të tjera të mëdha në vend vitin e ardhshëm, si Plovdiv, Varna dhe Burgas. Aleksandër dhe ekipi i tij ëndërrojnë të imponojnë markën edhe jashtë vendit, ku një nga vendet me të cilin do të fillonin është Gjermania.
Foto: Arkiva personale
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..
Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..