Kompania e aseteve digjitale “Nexo” ka ngritur padi kundër Bullgarisë për mbi 3 miliardë dollarë, njoftoi BTA. “Nexo” shpjegon se "shuma e kërkuar përcaktohet nga dëmet e konsiderueshme materiale dhe të reputacionit që rezultojnë nga veprimet e autoriteteve shtetërore gjatë hetimit represiv të përfunduar tashmë ndaj kompanisë, punonjësve dhe menaxherëve të saj".
Kujtojmë se një vit më parë - më 12 janar, autoritetet e zbatimit të ligjit kryen një operacion kundër kriptobankës “Nexo”, dhe katër persona u akuzuan. Ata u hetuan për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup të organizuar kriminal me qëllim pastrim parash, krime tatimore, mashtrim kompjuterik dhe veprimtari bankare të palicencuar brenda dhe jashtë vendit që nga viti 2018. Prokuroria e Qytetit të Sofjes pushoi procedimin penal kundër “Nexo” më 22 dhjetor 2023 për mungesë provash të mjaftueshme për veprën penale të kryer.Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit,..