Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve.
"Rrugët e turizmit të pelegrinazhit të çojnë në kishëzat që mbrojnë fshatin," thotë kryetarja e bashkisë Sijka Surkova. Sipas saj, dhjetëra kishat e vogla të krishtera të ndërtuara nga familjet e Momçilovcit janë shprehje e fesë së thellë të banorëve vendas.
Një hartë me rrugët drejt tempujve është vendosur në një vend qendror të fshatit. Kisha më e re mban emrin e Shën Vasilit, por ende nuk është shenjtëruar pasi po kryhen punimet e përfundimit. Ndër më të vizituarit në ditët dhe netët në vijim do të jetë "Burimi i Shenjtë Jetëdhënës" - Ajazma, i cili tërheq pelegrinët nga i gjithë vendi për festën e Shën Gjergjit (6 maj).
Hotelet dhe bujtinat në fshat janë plot me turistë për pushime, dhe popullariteti i Momçillovcit si një destinacion është pikërisht për shkak të traditave, besimit, historisë dhe rrënjëve të ruajtura familjare, beson kryetarja e bashkisë së fshatit.
Mësoni më shumë për fshatin Momçillovci nga publikimet e mëposhtme:
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..