Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit Tomas Bah. Në selinë e organizatës në Lozanë, kryesia e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar shprehu gatishmëri për ndihmë në përgatitjen e udhërrëfyesit për ngritjen e kandidaturës bullgare dhe në përmbushjen e standardeve për mbajtjen e ngjarjes sportive në Sofje. “Bullgaria është krenare për traditat e saj në sportet dimërore dhe ka përvojë të konsiderueshme në organizimin e garave ndërkombëtare. Vendi ka kushte të shkëlqyera natyrore”, tha presidenti Radev. Sipas Bah, afërsia e kryeqytetit me malin do të lehtësonte shumë organizimin e aktivitetit, por duhet bërë një vlerësim i objekteve dhe infrastrukturës që nevojiten për të zhvilluar Olimpiadën Rinore.
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...