Bullgaria ka vonuar ndjeshëm zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, sipas raportit për vendin tonë të përgatitur nga Brukseli për vitin 2024, raporton BNT. Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i Bullgarisë është me vlerë prej 5689 miliardë euro grante. Deri më tani, Bullgaria ka marrë vetëm një pagesë prej 1.37 miliardë euro. Vonesa në zbatimin e planit e pengon vendin tonë të marrë fondet e mbetura. Deri më tani, Bullgaria ka përmbushur vetëm 22 synime nga gjithsej 321. Afati i fundit për zbatimin e Planit është gushti i vitit 2026. Ndër rekomandimet e KE-së është edhe përmirësimi i mjedisit të biznesit. Rreth 53% e investitorëve në vendin tonë nuk kanë besim se investimet e tyre mbrohen nga ligji dhe sistemi gjyqësor. Bullgaria gjithashtu përballet me sfida lidhur me dekarbonizimin e ekonomisë dhe prodhimin e energjisë. Sipas Brukselit, liberalizimi i vonuar i tregut të energjisë elektrike po pengon kalimin në energji të pastër dhe të përballueshme.
Bullgaria vazhdon të ketë tregues të dobët sa i përket varfërisë energjetike. Përqindja e popullsisë që nuk është në gjendje të ngrohë në mënyrë adekuate shtëpitë e tyre është 22.5% në 2022 - përqindja më e lartë brenda BE-së dhe shumë mbi mesataren e BE-së (9.3%), thuhet në raport.Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..