Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i Rilës është një nga shenjtorët bullgarë më të dashur dhe më të nderuar. Ai lindi në një familje të pasur diku rreth vitit 876 në fshatin Skrino të malit Osogovo dhe jetoi në kohën e përhapjes së krishterimit në trojet tona. Si i ri, Ivan Rillski dëshironte t'i përkushtohej shërbimit të Zotit. Kur ai ishte 25 vjeç, i vdiqën prindërit dhe ai ua dha pjesën e tij të trashëgimisë të varfërve dhe të sëmurëve dhe hyri në një manastir në mal.
Pasi u shugurua murg, Ivani i Rilës u largua nga manastiri dhe u end maleve për një kohë të gjatë para se të vendoset në Rilla, ku u bë i famshëm si shërues dhe mrekullibërës. Kështu shenjtori fitoi shumë ndjekës.
Me emrin e tij lidhet edhe Manastiri i Rilës, më i nderuari nga të gjithë bullgarët, një monument i UNESCO-së që ka ruajtur besimin dhe shpirtëroren e njerëzve ndër shekuj. Igumeni i parë i tij ishte pikërisht Ivan Rillski. Fama e tij përhapet larg malit Rila përtej kufijve jo vetëm të Bullgarisë, por edhe të Evropës.
Shën Ivani Mrekullibërësi i Rilës u largua nga bota tokësore më 18 gusht 946, në moshën rreth 70-vjeçare. Në këtë datë, kisha kremton fjetjen e tij. Dhe festa kryesore e shenjtorit në kalendarin ortodoks është e ashtuquajtura Dita e të Atit më 19 tetor. Më shumë për mbrojtësin qiellor të bullgarëve mund të lexoni në bozimet e mëposhtme nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, rilskimanastir.org
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..