Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të bashkisë Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës "Podkrepa" do të takohen me të sot në Bashkinë e Sofjes, u bë e qartë nga një intervistë televiziv. "Bëj thirrje të takohemi për të diskutuar problemin. Do të ndaj kornizën që dua t'u ofroj atyre - kjo do të na sillte më afër 400 levave që protestuesit duan, por në një formë tjetër. Po punojmë për një rritje prej 100 për qind të bonusit për ata që punojnë në transportin elektrik dhe rrugor”, tha Vasill Terziev, duke saktësuar se kjo nuk planifikohet për ata që janë punësuar në “Metropolitan” dhe Qendrën e Lëvizshmërisë Urbane

Sipas Vasill Terziev, paga bruto e punonjësve të metrosë është 4800 leva pa shumë orë shtesë, dhe në transportin urban - 3900 leva me shumë orë shtesë.
Sot - ndryshe nga dje - do të jetë ditë shkolle për të gjitha shkollat e kryeqytetit. Bashkia u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të tregojnë mirëkuptim ndaj nxënësve që vijnë me vonesë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAPaga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja është të mbrohen të rinjtë që ndërmarrin veprime të rrezikshme për të bërë foto spektakolare për..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..