Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shembuj të kulturës muzikore bullgare

"Një zogëz këndon" – Fillimi i Misterit

Foto: Misteri i zërave bullgarë

Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko Bllagoev, që përfshinte një kor dhe orkestër me instrumente tradicionale folklorike, të grupuara në seksione orkestrale sipas modelit të formacioneve simfonike. Repertori përbëhej nga përpunime të muzikës popullore të realizuara nga kompozitorë dhe vepra prej autori në frymën e saj. Për ansamblin krijonin Filip Kutev, Nikollaj Kaufman, Hristo Todorov, Stefan Mutafçiev. Dirigjenti i parë ishte Boris Petrov, pas tij këtë pozicion e morën Krasimir Kjurkçijski, Dimitër Dinev, Georgi Genov.

Po në vitin 1952, tregtari zviceran i metaleve Marcel Cellier mbërrin në Bullgari dhe për herë të parë dëgjon këngë popullore bullgare. I mahnitur, ai lidhet me drejtuesit e Radios Bullgare dhe blen të drejtat për transmetimin e disa regjistrimeve, të cilat fillon t’i prezantojë në Zvicër përmes një emisioni radiofonik, që u quajt nga bashkëshortja e tij, Catherine Cellier, “Misteri i zërave bullgarë”. Emisioni ekzistoi për rreth tri dekada dhe shënoi fillimin e markës sot botërisht të njohur, e cila u krijua si rezultat i një pune kërkimore dhe prodhuese me pasion nga Cellier.

Disku i parë, i titulluar “Misteri i zërave bullgarë”, u publikua në vitin 1975, fitoi çmimin prestigjioz francez për albumin më të mirë – Grand Prix du Disque i Akademisë Charles Cros dhe u bë një hit botëror.

"Këto vajza tokësore arrijnë dhe tejkalojnë me një lehtësi të mahnitshme kufijtë e konvencioneve vokale të vendosura nga konservatorët muzikorë," – shkruan Marcel Cellier në komentin e tij për diskun e parë. "Megjithatë, ato ruajnë atë që kanë mësuar në fshatrat e tyre: dridhjen, zbukurimet, besnikërinë prej hekuri ndaj sekondës si interval për dy zëra... Këndojnë me një saktësi të habitshme. Kjo është thjesht një mrekulli. Bukuri e përsosmërisë! Përsosmëri e bukurisë! Pikërisht ndërmjet këtyre dy shenjave pikëçuditëse duhet të kërkojmë… misterin e zërave bullgarë."


Kënga e parë në albumin e parë botërisht të njohur nga "Misteri" është “Një zogëz këndon” ("Pilençe pee") nga Krasimir Kjurkçijski (22 qershor 1936 – 15 dhjetor 2011). Një nga kompozitorët tanë më të talentuar dhe më të interpretuar në botë, e nisi rrugën e tij krijuese si dirigjent në Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore "Filip Kutev", e më pas në Ansamblin për Këngë Popullore të Radios Bullgare. Pikërisht në atë periudhë, me dashuri dhe respekt të thellë për folklorin bullgar, Kjurkçijski krijoi veprat e tij të pakrahasueshme, të cilat vetë i quante me përulësi “harmonizime të këngëve popullore”.

Që me tingujt e parë të “Një zogëz këndon”, vajzat e Ansamblit të Radios të mahnisin, të zënë për gryke dhe të qëllojnë drejt në zemër. Jo shumë kohë më parë, në një intervistë për Radio Bullgaria, këngëtarja britanike e operës Jessica Leschnikoff ndau emocionet e saj nga hera e parë kur kishte dëgjuar albumin “Misteri i zërave bullgarë”:
"Isha absolutisht e mahnitur nga ky këndim. Më bëri të qaj. Më bëri të qesh. Më dha një gëzim që nuk mund ta shpjegoja, sepse ndihej si një lidhje… me të vërtetë më prek telat e zemrës në një mënyrë që shumë pak lloje të tjera të këndimit apo muzikës mund të më prekin." Ç’të shtojmë më tepër…


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: discogs.com, Facebook /The Mystery of the Bulgarian Voices


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljubomir Pipkov

Ljubomir Pipkov – "Momçill"

"Gjithmonë më ka emocionuar problemi i ndërtimit të një stili muzikor bullgar", – shkruan klasikui ynë i madh Ljubomir Pipkov, autor i disa prej shembujve më të rëndësishëm të krijimtarisë sonë nga shekulli i kaluar. Realizimi i tij, jo vetëm si..

botuar më 25-07-18 7.00.PD

Pravets Art Nights bashkojnë artistë të muzikës klasike botërore dhe bullgare

Qyteti i Pravecit po bëhet një skenë për muzikën klasike nën qiellin e hapur. Nga 18 deri më 20 korrik 2025, bregu piktoresk i liqenit dhe sheshi qendror i qytetit do të presin edicionin e 20-të përvjetor të Pravets Art Nights - një ngjarje që ka..

botuar më 25-07-18 5.10.PD

Resorti Bansko organizon një festival të muzikës rok

Bashkia e Banskos na premton tre mbrëmje të paharrueshme për fansat e muzikës rok. Nga 17 deri më 19 korrik, disa nga grupet më të dashura të rokut në vendin tonë do të ngjiten në skenën e resortit në malin Pirin - "Ahat" , “No more many more”..

botuar më 25-07-17 6.05.PD