Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të quajtur "Koleksioni Etnografik i Muzeut "Teohari Antonescu" në Giurgiu - Kostume Popullore dhe Tekstile Shtëpiake", një vend i veçantë i është kushtuar kostumeve dhe pëlhurave tradicionale të komunitetit bullgar nga fshati Băleni-Sârbi, raportoi BTA. Autorët e botimit janë muzeologia Aleksandra Kristika dhe etnologia Madalina Kozhokariu. Parathënia është shkruar nga Prof. e Asoc. Dr. Paula Popoiu, drejtoreshë e Muzeut të Fshatit "Dimitrie Gusti" në Bukuresht - një nga komplekset etnografike më të mëdha në ajër të hapur në botë.
Botimi është i disponueshëm në rumanisht dhe anglisht.
Bullgarët, të cilët kanë jetuar për shekuj në Băleni-Sârbi, qarku Dâmbovița, Rumani, ende ruajnë traditat, gjuhën dhe identitetin e tyre kulturor. Shoqata lokale "Gëzimi Bullgar" punon në mënyrë aktive për të ruajtur kulturën dhe traditat bullgare.
Mund të mësoni më shumë për bullgarët në Rumani nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Muzeu "Teohari Antonescu" - Giurgiu
Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore). Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të..
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..