Bullgaria është vazhdimisht ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë. Kjo është vënë re nga Times of India në një botim cituar nga Forbes Bulgaria për shtatë vendet më të lira evropiane që çdo udhëtar me një buxhet të kufizuar duhet të vizitojë. Në këtë listë, vendi ynë zë pozicionin kryesor.
"Pavarësisht nëse shijoni diellin në bregdetin e Detit të Zi apo bëni ski në male, këtu merrni një raport të shkëlqyer çmim-cilësi. Sofja kombinon një histori të pasur me një jetë nate të gjallë, dhe të ngrënit jashtë mund të kushtojë vetëm disa euro. Transporti dhe akomodimi janë gjithashtu të përballueshme, duke e bërë Bullgarinë një zgjedhje kryesore për udhëtarët me buxhet të kufizuar", vëren botimi për vendin tonë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTAKur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..