Me rastin e Ditës së sotme të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, politikanët dërguan mesazhe uniteti.
Kryeministri Rosen Zheljazkov uroi qytetarët bullgarë, duke theksuar se Bashkimi mbetet një shembull i qëndrueshëm i vullnetit të fortë kombëtar dhe urtësisë së shtetit: "Historia na ka treguar vazhdimisht se Bashkimi është zgjedhja e duhur që sjell prosperitet në vendin tonë dhe për të gjithë ne. Sa herë që jemi së bashku dhe bashkojmë forcat me ndjenjën e përgjegjësisë për të ardhmen tonë të përbashkët, na hapet ai horizont që përcakton në mënyrë të palëkundur prosperitetin e Bullgarisë në të ardhmen."
“Së bashku mund të bëjmë më shumë sesa secili prej nesh individualisht”, tha për BTA-në Kryetarja e Asamblesë Kombëtare Natalija Kiselova. “Tradicionalisht, në Ditën e Bashkimit thuhet se vetëm të bashkuar mund të arrijmë qëllimet tona kombëtare, por ka edhe mesazhe të tjera që mund të lexohen nga distanca e kohës – përkatësisht, se interesi kombëtar bullgar ndonjëherë mbizotëron mbi koniunkturën ndërkombëtare, siç ishte rasti kur u shkel Traktati i Berlinit, kur u bashkuan Principata e Bullgarisë dhe Rumelia Lindore”, shtoi ajo.
"Bashkimi është ajo datë e lavdishme në historinë bullgare kur vullneti i popullit bëhet një forcë e fuqishme dhe i detyron politikanët vendas dhe të huaj të kapërcejnë frikën dhe dyshimet, qeveritë dhe perandoritë të braktisin llogaritjet, skemat dhe interesat dhe të njohin Bashkimin e bullgarëve", shkroi Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova.Sipas kreut të GERB-it, Bojko Borisov, në këtë ditë bullgarët vërtetojnë se forca e një shoqërie qëndron në vendosmërinë e saj për të qenë e bashkuar. “Ndarja na bën gjithmonë më të dobët, dhe vullneti i përbashkët ndërton një të ardhme”, thekson ai.
“Liria ka kuptim vetëm kur jemi të bashkuar. Bashkimi i vitit 1885 është provë se bullgarët mund t’i rezistojnë çdo force kur bëhet fjalë për liri dhe pavarësi”, është mesazhi i “Po e Vazhdojmë Ndryshimin”.
Me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit, udhëheqësi i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaroi: “Bashkimi bën forcë! Sa prej jush e kujtojnë se kjo është motoja kombëtare bullgare? Është koha ta kujtojmë përsëri dhe të kuptojmë se së bashku mund të bëjmë çdo gjë – nga përballja me Fuqitë e Mëdha deri te përmbysja e qeverisë jeniçere.”
Urime për festën shprehën edhe udhëheqësi i “DPS – Fillimi i Ri” Deljan Peevski, grupi parlamentar i “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe Ministri i Jashtëm Georg Georgiev.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..