Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai vendimin e tij.
Vendimi i kreut të shtetit vjen në përgjigje të ndryshimeve legjislative, sipas të cilave makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë nuk do të jenë më në dispozicion të administratës së institucionit presidencial.
Rumen Radev u bëri thirrje deputetëve të zbresin nga limuzinat: "Në këtë mënyrë, disa prej tyre më në fund do të njihen me votuesit e tyre".
Ndërkohë, "DPS - Fillimi i Ri" propozoi mundësinë që Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Presidenti dhe Kryeministri të jenë në gjendje të heqin dorë nga siguria e tyre personale përmes një ndryshimi në Ligjin për Shërbimin Kombëtar të Sigurisë. "Ndryshimi është në përgjigje të kërkesës së Presidentit Rumen Radev se ai dëshiron të heqë dorë nga siguria e tij, por ligji nuk e lejon", thuhet në deklaratën e partisë, të cituar nga BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn dhe snowboardisti më i suksesshëm bullgar, fituesi i Kupës së Botës, Radosllav Jankov janë kandidatët bullgarë për anëtarë të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë..