Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8°. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme erërat veriperëndimore do të jenë përkohësisht të forta. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në kryeqytet rreth 10°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshje, më të dukshme në jug. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 16-17°. Temperatura e ujit të detit është 17-18°. Dallgëzimi i detit do të jenë rreth 2 ballë.
Në male do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu, mbi 2400 m – me reshje bore. Do të fryjë erë e moderuar nga jugperëndimi, e cila pasdite në mallin Stara Pllanina do të riorientohet nga veri-perëndimi. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 8°, ndërsa në 2000 m rreth 3°.
Të mërkurën në gjysmën lindore të vendit reshjet do të vazhdojnë. Temperaturat ditore do të mbeten të pandryshuara dhe maksimalet do të jenë midis 10 dhe 15°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..