Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta shiu. Era në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të fryjë e lehtë nga lindja, ndërsa në Bullgarinë Lindore do të jetë e lehtë deri në mesatare nga verilindja.
Temperaturat maksimale do të livizin nga 10 deri në 15°C, në kryeqytet rreth 12°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, moti do të jetë me vranësira dhe me mundësi reshjesh.
Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15–16°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të lëvizet nga 15 deri në 18°C. Dallgëzimi i detit pritet të jetë rreth 2 ballë.
Në male do të jetë me vranësira, në disa rajone me reshje shiu, ndërsa mbi 2000 metra lartësi do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja, ndërsa në zonat më të larta — nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 8°C, ndërsa në 2000 metra — rreth 3°C.
Të enjten, në gjysmën perëndimore të vendit, në mëngjes në disa zona do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, por gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen. Në lindje do të ketë reshje të lehta dhe të lokalizuara shiu. Temperaturat minimale do të ulen dhe do të jenë kryesisht nga 3 deri në 8°C, ndërsa ato ditore do të mbeten pothuajse të pandryshuara — nga 10 deri në 15°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..