Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë përfaqësues të qendrave të informacionit turistik, shtëpive malore, operatorëve turistikë dhe personave të tjerë nga sfera e turizmit për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje efektive për çështjet që lidhen me ekoturizmin dhe ruajtjen e specieve të kafshëve të rrezikuara. Do të diskutohet vëzhgimi i arinjve në Bullgari si pjesë e ekoturizmit. Do të prezantohen shembuj të suksesshëm nga Rumania dhe Italia të arinjve si një burim për zhvillimin e ekoturizmit. Takimi është organizuar në kuadër të projektit "Bashkëjetesa me arinjtë - le të flasim për ruajtjen e tyre", i financuar nga një program evropian.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA-arkiv
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...